Rama nxjerr sërish gishtin e mesit, flet për oxhakun e diskutuar në media
Disa ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi spoti i emisionit “Xing me Ermalin” ku i ftuar këtë të shtunë do të jetë Kryeministri Edi Rama.
Në spotin e publikuar shfaqen sekuenca nga jeta e përditshme e Ramës dhe në një pjesë të saj ai tregon momente nga puna e tij krijuese në pikturë.
Por gjatë spotit duket se mjaft vëmendje ka marrë oxhaku i ngrohjes në dhomën ku kryeministri pikturonte, me idenë që kushton shumë si pajisje.
Këto lajmë kanë bërë që Rama të reagojë gjatë ditës së sotme përmes një twitteri ku shkruan:
“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit. Eh,ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese,”-përfundon Rama dhe krahas statusit vendos edhe ikonën e gishtit të mesit dhe gjithashtu lajmet e publikuara./Gazeta Express/

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



