E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama poston videon e Librazhdit, por komentuesit i bëjnë namin
Politikë

Rama poston videon e Librazhdit, por komentuesit i bëjnë namin

Edi Rama duket i vendosur ne mendjen e tij që me 30 qershor do të ketë zgjedhje edhe pse Presidenti i Republikës ka nxjerrë një dekret duke shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Në dy takime ku ai ka qenë sot në Përrenjas dhe në Librazhd, është parë qartë që ai është braktisur nga populli.

Në Përrenjas askush nuk kishte dalë për ta pritur duke i lënë qindra karrige bosh, teksa ishin vetëm personat që kishte marrë me vete.

Ndërsa në Librazhd ai u prit me protesta nga populli, ku makina e gardës në një moment ishte shumë pranë shkaktimit të një tragjedia pasi po shtypte dy punonjës të saj.

Rama ka publikuar në ‘facebook’ një video nga Librazhdi duke treguar momente nga ky takim, por komentuesit e kanë masakruar me komente.

Ne kemi mundur që të kapim disa akoma pa u fshirë, pasi dihet tashmë se si funksionojnë mekanizmat e propogandës qeveritare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.