Rama publikon foto nga avioni në Ankara
Kreu i qeverisë ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet teksa zbret shkallët e avionit “Air Albania”, shoqëruar me mesazhin: “Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”.
Sjellim në vëmendje që Rama mungoi në mbledhjen e mbajtur sot nga Asambleja Kombëtare e PS, që u drejtua nga sekretari i përgjithshëm Taulant Balla. Gjatë Asamblesë së mbajtur sot në Selinë Rozë u vendos për mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm në 12 qershor, dhe zhvillimin e një analize me tre faza për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



