E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama reagon ashpër: Turpi u vulos si vlerë
Politikë

Rama reagon ashpër: Turpi u vulos si vlerë

Kryeminsitri Edi Rama, ka reaguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobelit, për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.

Në twitter, Rama e vlerëson si të turpshme zgjedhjen e shkrimtarit austriak Peter Handke si fitues i çmimit, ndërsa shkruan mes të tjerash se “paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë”.

 

“Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racicizmit dhe gjenocidin”, shkruan Rama.

Shkrimtari austriak, Peter Handke, njihet për mbështetjen e tij të hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.