Rama shkarkon Sekretarin e Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme
Dritan Palnikaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme prej një viti në detyrë, është shkakruar sot nga kryeministri Rama.
Palnikaj do të zevendësohet në detyrën e tij nga Plarent Ndreca i cili ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe më pas në atë të Mjedisit dhe Turizmit.
Palnikaj është një nga përgjegjësit kryesorë të shkatërrimit të sistemit të gjendjes civile në Ministrinë e Brendshme ku u përfshi edhe në një skandal.
Ai njihej si një nga njerëzit e afërt të Fatmir Xhafës i servirur pranë tij nga Engjëll Agaci, sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




