E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shpalos planin e qeverisë për gjimnazet: Kemi boshllëk në formimin e nxënësve si qytetarë
Publik News

Rama shpalos planin e qeverisë për gjimnazet: Kemi boshllëk në formimin e nxënësve si qytetarë

“Hapësirat e gjelbra në shkolla do t‘i kthejmë në mikro-ferma që të njiheni me tokën“

Në fjalën e tij Rama paraqiti planin e qeverisë për shkollat e mesme në të gjithë vendin, ku sipas tij do të investohet te klasat e informatikës dhe laboratorët e shkollave, për të bërë të mundur që nxënësit të praktikojnë dijet e marra nga literatura.

Gjithashtu kryeministri shpalosi dhe një plan të qeverisë për të kthyer hapësirat e gjelbra të pashfrytëzuara të shkollave në mikro-ferma për të bërë të mundur që nxënësit, në praninë e një agronomi, të njihen me tokën dhe prodhimin në bujqësi.

“Është një boshllëk i rëndësishëm në aspektin e formimit të nxënësve si qytetarë dhe personalitete. Në këtë aspekt ne kemi idenë që duhet të fuqizojmë shumë programin e arkave të zehjeve, në një sens më të gjerë se piktura, muzika, teatri, për të shkruar te realizimi i mundësive për të pasur disa diije fillestare me zanatet”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit

Unë erdha sot me shumë kënaqësi dhe pasi kam dëgjuar me vëmendje shumicën tuaj, më vjen shumë mirë që erdha. Sepse është gjëja e duhur, por edhe sepse është një dëgjesë shumë nxitëse që të vë në mendime për gjëra të vogla, që janë të rëndësishme për ju.

Ky është një projekt që Bora e ka nisur për të bërë një dokument reflektim të aspiratave të atyre që u adresohet strategjia. Nga ana tjetër përtej strategjisë që është një dokument me horizont disa vjeçar, ky dokument na vlen për të adresuar çështjet imediate. Natyrisht që do ishte mirë që të përfshiheshin sa më shumë nxënës. Plani i Borës është që çdo gjimnaz të ketë përfaqësuesit e vet, në mënyrë që të preken disa nga problematikat kryesore në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë.

Kushdo prej jush që është i interesuar të përfshihet do të ishte mirë të shkëmbente me Borën kontaktet. Pasi dhe vetë ju do të keni diçka që nuk ju ka ardhur ndërmend sot, por mund t-ju vi ndëmend më vonë dhe mund ta adresoni me shkrim.

E dyta që dua të them është që disa prej pikave që u prekën më duket se janë shumë sensitive për tu adresuar me shpejtësi. Më vjen mirë që ne kemi vendosur objektivat tona, duke filluar nga domosdoshmëria për ta transformuar plotësisht mësimin e informatikës.

Është absolutisht e pakuptueshëm që informatika të bëhet teorike dhe mos të jepen dijet që i afrojnë teoritë në nivelin praktik.

Fatmirësisht teknologjia avancon çdo ditë dhe plani që kemi për ti rivitalizuar hapësirat e mësimit të informatikës do të vijojë dhe në fillim të vitit tjetër shkollor, të kemi përfunduar projektin tonë.

Ajo që më shqetëson se edhe për laboratorët, ashtu siç ndodh me klasat e informatikës, blihen ato pajisjet që nevojiten, por nuk sigurojnë punën për në vijimësi.

Librat që ju merrni janë shumë të lidhur me orët e praktikës. Nëse ajo që mësoni nuk lidhet me praktikën, tekstet e Oxford-it dhe Cambridge nuk kanë asnjë vlerë.

Çështja e këshillimit të karrierës është problem shumë i prehtë dhe është një shqetësim që e dëgjova te shumë prej jush dhe duhet të gjejmë rrugët e duhura për ta bërë sa më atraktiv.

E pesta dhe e fundit ka të bëjë me pjesën ekstra-kurikulare, e cila në mendimin tim është shumë e dobët. Është një boshllëk i rëndësishëm në aspektin e formimit të nxënësve si qytetarë dhe personalitete. Në këtë aspekt ne kemi idenë që duhet të fuqizojmë shumë programin e arkave të zehjeve, në një sens më të gjerë se piktura, muzika, teatri, për të shkruar te realizimi i mundësive për të pasur disa diije fillestare me zanatet.

Me marrjen e atyre dijeve të krijon edhe një ide më të qartë se çfarë drejtimi do ti të marrësh.

Me zehjet mund të përfshihen shumë gjëra, duke filluar nga toka, faktikisht ne kemi një projekt ku hapësirat e pashfrytëzuara në shkolla mund t-i kthejmë në mikro-ferma, ku nxënësit e interesuar, nën kujdesin e një agronomi, mund të marrin dije për ciklet e prodhimit. Aty mund të krijohen zinxhirë modern si prodhimet e shkollës mund të shiten. Nuk bëhet fjalë për prodhime që do të ndryshojnë buxhetin e shshkollave, por kjo do të ndikojë për të vijuar më pas në zgjedhjen që nxënësit do të bëjnë për karrierën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.