Rama skeptik për marrëveshjen e emigrantëve: Problem burokracitë italiane dhe rregullat e BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane “La Republica”, në lidhje me shtyrjen e hapjes së qendrave të pritjes për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin tha se kjo i përket tashmë shtetit italian.
“Të gjitha gjerat janë vetëm italiane. Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë”, është shprehur kryeministri Edi Rama.
Rama shprehet skeptik mbi politikat që do të ndiqen nga BE-ja dhe Italia për mbarëvjatjen dhe funksionimin e këtyre dy kampeve.
“Miku im, qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i tij. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhohen 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat evropiane?”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



