E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ,themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimit të njerëzve
Sot

Rama ,themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimit të njerëzve

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me tone ironike ndaj të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, e cila po tentohet të miratohet nga Kryeministri Rama.

Manjani e cilëson Edi Ramën si “Themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimjt të njerëzve.”.

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit

“Përgjegjësi për fjalën”?!

Ooo kush flet për përgjegjësi fjalësh!
Gënjeshtari numër një!

Autori i manualit të shpifjes me titull “Kurbani”.

Rrenat e Tij po marrin në qafë gjithë njerëzit. Pa dyshim që duhet të përgjigjet për fjalët dhe urdhërat që lëshon.

Ka marrë borxh në emër dhe për llogari të popullit duke e gënjyer atë! Për gënjeshtër të tillë grekën zbythën qeverinë në sekond. Për një gënjeshtër të tillë, gënjeshtari e financon atë fondin e Edukimit për 15 vitet e ardhshme i vetëm.

Rrenat e tij të qëllimshme (shpifjet) kanë kosto të frikshme publike. Sikur të gjithë që kritikojnë atë dhe modelin e tij sundues të bëhen bashkë nuk i afrohen dot kostove të një rrene të vetme të tij.

Kërkon mbrojtje nga ligji kur e shkel vetë atë me të gjitha këmbët. Ku e ka parë e lexuar këtë ligj, sipas të cilit u dashka paditur populli apo kundërshtarët politikë me zor?!

Edhe paditë vartësit e tij deputetë e Ministra, duhet ti bëjnë jashtë dëshirës së tyre, sepse i urdhëron ai.

Mrekulli juridike është!

Themeluesi i shpifologjisë dhe zbatues i teknikave të mashtrimjt të njerëzve.

Por nuk i bën më fajde as sentenca e Soros “askush nuk ka monopolin e të vërtetës”. E braktisi edhe plakun…

Sepse sipas këtij postulati as Ai nuk ka pse te jetë “e vërteta”, ndaj ska si të gjykojë mbi “të vërtetat” e të tjerëve…

Ai si të gjithë të tjerët ka të drejtë të jetojë në “të vërtetën” e tij. Por, nuk ka hiç të drejtë të mohojë “të vertetën” e të tjerëve.

Ndaj do flasim e do shkruajmë atë që mendojmë, në përgjegjshmëri të plotë madje, për veten e vendin.

Se kush shpif e rren le ti ndajë publiku!

Ai le të bredhë gjyqeve, meqë ska punë tjetër për të bërë!

P.s. kush e di se ç’skandal tjetër po fsheh apo po kurdis, ndërkohë që ne merremi me “paketën Anti-Shpifje”….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.