E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramadani joshet nga Seria A,  “motori” kuqezi mund të largohet nga Aberdin
Sport

Ramadani joshet nga Seria A,  “motori” kuqezi mund të largohet nga Aberdin

Së fundmi, emri i mesfushorit kuqezi Ylber Ramadani ka përfunduar në radarët e ekipeve të Serie A pasi për të ka shfaqur interesim ekipi i Lecces. Në Skoci dhe jo vetëm shkruajnë se Lecce e ka vendosur Ramadanit në listën e dëshirave. 27-vjeçari është pjesë e Aberdin, ekipi i tretë në Skoci, pas Celtic e Rangers.

Ylber Ramadani po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, një pikë fikse edhe në formacionin e Sylvinho-s. Trajneri i Kombëtares e zgjodhi titullar në dy sfidat e fundit të qershorit.

Ramadani është gati të ndryshojë ambient, pas vetëm një viti është gati të largohet nga Aberdin për të nisur një aventurë të re në Serie A, duke iu bashkuar në këtë mënyrë kolonisë së madhe të legjionarëve kuqezi që aktivizohen në Serie A. Ramadani ka një kontratë me Aberdin deri në 2025 ndërsa në sezonin e fundit u aktivizua në 44 ndeshje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.