E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ramë paç shëndet se burg i gjatë të pret!’
Publik News

‘Ramë paç shëndet se burg i gjatë të pret!’

Nga Agim Xhafka / Siç kanë ardhur ditët opozita kot proteston me, ‘Ramë ik!’. Kurrsesi nuk duhet artikuluar kjo. Se ja e dëgjoi Edvini dhe iku me gjithë mend. E ç’fitoi populli nga kjo? Që një keqbërës do largohet pa i hyrë gjemb në këmbë? Që pasi bëri aq dëme, sa dhe një pushtues nuk i bën, na tha bay-bay e iku si zotni?

Jo, opozita të urojë nga mëngjesi në darkë: ‘Edvin, o bir, paç shëndet e jetë të gjatë!’ Madje të jetosh dhe 2-3 jetë nga që dëmet që i solle atdheut i ke gjigante.

-Borxhin nga 60% e çove 100%.

-Çdo vit dëmi i administratës tënde rreth 1 miliard euro.

-Qindra milionë për inceneratorët që asnjë sy nuk i kap.

-Pensionet siç i gjete i le. Lëmosha.

-Shëndetësia na premtove falas, po na doli më e shtrenjta në glob.

-1 milion shqiptarë e braktisën atdheun.

-Të kap malli për një pëllitje lope e një blegërime dele në fshat. Se qumështi bio këto vite është veç në ëndrra.

-E çove 23 milionë euro një kilometër autostradë.

-Në 9 vite pasurove veç 5-6 persona, ushqyer këta nga buxheti i shtetit.

-Akoma nuk kemi një helikopter për zjarre e një qen për emergjenca. Po kemi chartera që të mbajnë në ajër 8 ditë të 7 ditëve të javës.

Kjo qeveri e damkosur dhe nga administrata amerikane do mbahet mend për vjedhje, grabitje dhe zhvatje.

Ndaj opozitë mos kërko largimin e Ramës. Por mijëra e mijëra njerëz në kor të urojnë papushim: ‘Ramë, paç shëndet e shëndet se burg i gjatë të pret!’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.