Reagimi i Ronaldos pasi i humbi dy raste të njëpasnjëshme
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, kërkon gjithmonë më të mirën nga vetja dhe për këtë arsye, kur ai i humbi dy raste të mira të njëpasnjëshme, u zemërua aq shumë saqë e goditi me këmbë shtyllën e portës.
Juventusi e fitoi ndeshjen kundër Romën me rezultat 1-0, përmes golit të shënuar nga Mario Mandzukic dhe tani janë tetë pikë larg klubit në vendin e dytë në tabelën e Serisë A, Napolit, transmeton Gazeta Express.
Por, Ronaldo ishte shumë i zemëruar me veten gjatë kësaj ndeshje, përkundër që skuadra e tij ishte duke fituar, pasi që i humbi dy mundësi shumë të mira të njëpasnjëshme për të shënuar.
https://twitter.com/twitter/statuses/1076581718491049984
Robin Olsen e mbrojti gjuajtën e Ronaldon në stilin volley me këmbën e majtë, por kur topi iu kthye portugezit ai nuk mundi ta kontrollojë topin mjaftueshëm mirë, duke u ndikuar edhe nga presioni i Bryan Crysante.

Ronaldo është golashënuesi i dytë më i mirë në këtë sezon të Serisë A me 11 gola. Para tij renditet Krzysztof Piateku i Genoas, me gjithsej 14 gola të shënuara këtë sezon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



