E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi ironik i Andi Bejtes / Më i rëndësishën për SHBA në Tiranë qenka Armando Duka
Lajme

Reagimi ironik i Andi Bejtes / Më i rëndësishën për SHBA në Tiranë qenka Armando Duka

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një fjalimi të mbajtur në Tiranë, veçoi si një ngjarje të rëndësishme kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024, madje tha se do të vionte në Tiranë, gjatë finaleve të europianit, me shpresën se mund të ndihmonte Shqipërinë në këtë kompeticion.

Referuar fjalimit të Blinken, analisti Andi bejtja ka ironizuar në rrjetet sociale, duke shkruar se njeriu më i rëndësishëm për amerikanët në Shqipëri qenka Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Deri tani duke u nisur dhe nga minutazhi që zuri në fjalën e Sekretarit Blinken kualifikimi i Shqipërisë në Europian, duket qartë që njeriu më i rëndësishëm për Amerikanët në Tiranë është Armand Duka….Të shofim nëqoftëse ndërrohet ŕadha pas konferences për shtyp….”, ironizon Bejtja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.