E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagojnë serbët pas shortit me Zvicrën e shqiptarëve
Sport

Reagojnë serbët pas shortit me Zvicrën e shqiptarëve

Nikola Lazetic nuk është i kënaqur me shortin e Botërorit “Rusi 2018”.

Në Moskë, sot është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror. Zvicra e shqiptarëve do të jetë pjesë e Grupit E, me Brazilin, Serbinë e Kosta Rikën, shkruan Gazeta Express.

Ish futbollisti serb i Crvena Zvezdas e disa skuadrave të tjera evropiane, Nikola Lazetic, është deklaruar i pakënaqur me shortin e Kupës së Botës.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë, nuk u nda i kënaqur që në grup me Serbinë do të jetë edhe Zvicra, që në skuadër ka disa shqiptarë.

“Më vjen keq që ne do të përballemi me Zvicrën sepse ata kanë shumë shqiptarë që luajnë aty”, tha ai.

“Do të jetë vështirë për neve serbëve që të luajmë kundër atyre, por shpresoj se do të fitojmë”, theksoi mes tjerash Lazetic për ‘B92’.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.