REAGON i ati i foshnjës së braktisur në bodrum nga 30-vjeçarja: Nuk e dija që ishte shtatzënë. Nuk do ja fal kurrë !
Nëna 30-vjeçare, e cila lindi foshnjen në bodrumin e një pallati në Yzberisht më 8 nëntor dhe e braktisi aty, ka treguar se me babain e fëmijës është njohur në rrjetet sociale.
Ajo tregoi në emisionin e moderatores Evis Ahmeti se u nda me ish të dashurin e saj për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin së bashku dhe ai i largua jashtë vendit.
30-vjeçarja rrëfeu se kur i tregoi se ishte shtatzënë ish-partneri nuk e pranoi fëmijën duke thënë se nuk ishte ai babai i foshnjës, që vdiq një ditë pasi erdhi në jetë në spital (9 nëntor).
Nëna tregoi se nuk i kishte treguar familjarëve të saj nga frika e reagimit të tyre.
“Kisha lidhje me dikë para një viti, se kuptova që kisha mbetur shtatzënë. E mora vesh më mbrapa, ia thashë por nuk e pranoi. E kam njohur në Korçë. Jemi njohur së bashku në rrjetet sociale, më ka shkruar ai i pari.
Është mbi 30-vjeç, nuk e di mirë. Kemi folur edhe kohët e fundit. Kemi rreth 1 vit së bashku. E dija që jetonte me prindërit dhe një vëlla kishte jashtë. Nisi si një lidhje serioze. Asnjë nga familja ime nuk ishte në dijeni. Mami vetëm javën e fundit ka qenë në dijeni. Ishte frika ime, se dija se di mund të reagonin”, tha ajo në një një intervistë.
Pas dëshmisë së vajzës që lindi në një bodrum dhe e braktisi foshnjën me pretendimin se nuk e pranonte i dashuri i saj, vjen reagimi nga ky i fundit. Në një lidhje telefonike në emision,personi për të cilin 30-vjeçarja thotë se është i ati i foshnjës, tha se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.
I riu tha se nëna e vajzës ishte në dijeni për lidhjen e tyre.
“Atë marrëdhënie e ndërpreu vetë vajza sepse nuk donte. Nese e zbuloj se ADN e fëmijës del qe është i imi, nuk ia fal kurrë. Nuk kam per t’ja falur atë që beri. Une kam mesazhet e shkembyera me atë dhe nënën e saj. Keni mesazhet do t’i nxjerr një ditë”, tha ai.
Ai rrëfeu se lidhja e tyre ka zgjatur më shumë se dy muaj, por theksoi se edhe pse i ka kërkuar vajzës të jenë së bashku kjo e fundit e ka refuzuar për shkak se ishte xheloz.
Ish i dashuri i 30-vjeçares deklaroi se është i gatshëm të kryejë testin e ADN-së së fëmijës, i cili ndërroi jetë një ditë pasi u gjet në bodrum, dhe nëse rezulton që djali është i tiji, u shpreh se “s’do ia fal kurrë”.
“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm njëherë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë. Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë”, tha ai.
Po në një lidhje me emisionin, përmes celularit, e reja iu përgjigj deklaratave të ish-të dashurit, duke thënë se ai ishte në dijeni për shtatzëninë, duke shtruar se ai dëshiron të dalë i larë nga kjo situatë.
“Disa gjëra nuk janë të vërteta. I kam treguar që kam qenë shtatzënë. Nuk kam komunikime sepse kam ndërruar numër. Nuk pranova sepse nuk dua që dikush të më komandojë. Ai do që të dalë i larë vetë. Tani u kujtua për foshnjën që e linda unë”, u shpreh e reja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



