E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Presidentja e KE Von der Leyen: Nuk ka dyshim, vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së!
Publik News

Reagon Presidentja e KE Von der Leyen: Nuk ka dyshim, vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së!

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka konfirmuar dhe një herë mbështetjen e BE për vendet e Ballkanit Perëndimor ku bënë pjesë dhe Shqipëria.

“Nuk ka dyshim, vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkruan Von der Leyen në Twitter.

Më tej, Presidentja e KE thotë se takimi i sotëm online për Samitin e Zagrebit ka treguar se BE dhe Ballkani Perëndimor janë “më të forta së bashku”.

“Takimi i sotëm i Samitit të Zagrebit për BE dhe Ballkanin Perëndimor ka treguar se në jemi më të fortë së bashku. Ne do të ngrihemi shpejt dhe ekonomitë dhe shoqëritë tona do të rikuperohemi më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim”, përmbyll Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.