E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Real Madrid shiti Ronaldon, por   të ardhurat kapin shifra  të mëdha
Sport

Real Madrid shiti Ronaldon, por të ardhurat kapin shifra të mëdha

Reali Madridit këtë vit shiti një nga yjet e ekipit. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon që shkoi të ekipi Juventusit pasi fitoi gjithçka me fanellën madrilene. Përpos kësaj, Reali mbetet një markë shumë e fuqishme në treg.

Kryeqytetasit kanë grumbulluar të ardhura që nuk i kishin parë që prej vitit 2000. Mediat spanjolle raportojnë se ato kapin shifrën e 750 milionë eurove, bruto. Kjo do të thotë se është rreth 11.3 % më mirë se vitin e shkuar. Në Madrid pritet të mblidhet Asambleja e Përgjithshme dhe raportohet se për vitin tjetër do të akordohet një buxhet që kap shifrën e 752 milionë eurosh. Fitimet neto shkojnë në shifrën 31.2 milionë eurove. Pas një vere të kaluar në heshtje në aspektin e transferimeve, duket se Reali do ti hedh në “treg” këto para për të transferuar yje të nivelit botëror.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.