E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Real Madridi e kontakton Icardin, fillon gara me Napolin
Sport

Real Madridi e kontakton Icardin, fillon gara me Napolin

Real Madridi dhe Napoli besohet se janë duke garuar kundër njëri-tjetrit për t’i siguruar shërbimet e qendërsulmuesit të Interit, Mauro Icardit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetarit të famshëm sportiv, Tancredi Palmeri, Real Madridi tanimë i ka kontaktuar përfaqësuesit e Icardit. Madrilenët e bënë këtë gjë të hënën, po atë ditë kur u kthye Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.

Gazetari italian ka sqaruar se biseda mes drejtuesve të Real Madridit dhe përfaqësuesve të Icardit ishte shumë më e thellë sesa herët e kaluara dhe madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë argjentinasit më shumë para sesa Napoli. Klubi italian i ka ofruar pagë prej 9 milionë eurosh dhe 1 milionë të tjera bonuse.

Megjithatë, gjatë ditëve të fundit, edhe Juventusi e ka intensifikuar interesimin për ish-kapitenin e Interit dhe mbetet ende në garë për ta transferuar atë gjatë verës.

Në anën tjetër, Corriere dello Sport shkruan se Interi mund ta lë argjentinasin jashtë skuadrës për të gjithë pjesën tjetër të skuadrës. E përditshmja italiane shton se presidenti i zikaltërve, Steven Zhang nuk dëshiron të ndërhyjë dhe po ia lë këtë situatë në duar menaxherit të përgjithshëm, Beppe Marotta.

Marrëdhëniet mes Icardit dhe Icardit janë prishur këtë vit, pasi klubi vendosi t’ia marrë shiritin e kapitenit argjentinasit. Që nga atëherë, Icardi nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Interit. Për më tepër, negociatat për rinovimin e kontratës kanë dështuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.