E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reali i Madridit , kontratë deri në 2027-ën dhe pagë stratosferike
Lajme

Reali i Madridit , kontratë deri në 2027-ën dhe pagë stratosferike

Reali i Madridit pritet të shpërblejë me një kontratë të re dhe të përmirësuar ndjeshëm në terma financiarë sulmuesin e vet, Vinicius Zhunior.

Lajmi është dhënë nga gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”

Sipas saj, Reali do t’i ofrojë rinovimin deri në vitin 2027 sulmuesit brazilian, teksa paga e tij do të pësojë një rritje galoponte nga 3.2 milionë euro aktualisht në 8-9 milionë euro në sezon.

Braziliani ka zhvilluar 50 ndeshje në këtë sezon, duke realizuar 19 gola dhe dhënë 16 pasime për gol. Kontrata e tij me Realin zgjat deri në vitin 2024, por klubi ka në plan një shtesë edhe për tri sezone të tjera.

Bisedimet mes palëve kanë nisur, por gjithçka do të finalizohet pas përfundimit të sezonit. Bisedimet për rinovimin e kontratës së tij me Realin i ka konfirmuar edhe vetë sulmuesi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.