Denis Dyrnjaja
Prandaj duhet implementuar me çdo kusht REFERENDUMI. Rasti i marrëveshjes me Italinë që Shqipëria të shndërrohet në rifuxhio për emigrantët e Afrikës kërkon edhe dëgjesën referendare të shqiptarëve.
Shqiptarët që emigruan në Itali dhe gjithë afrikanët që pritet të zbarkojnë paraprakisht në Shqipëri, nuk janë e njëjta gjë, si kohë, si kultura popujsh, si problematika sociale dhe sigurisht dhe çka është më kryesorja si struktura administrative dhe shtetërore. Shqipëria nuk ka kapacitete për të menaxhuar emigrantët në çdo aspekt dhe pse flitet se Porti i Shëngjinit do të jetë vetëm një portë provizore për emigrantët që mbërrijnë nga Afrika. Shqipëria po iu pëlqen për te jetuar tani italianëve e jo më afrikanëve prandaj risku i penetrimit të tyre rritet ndjeshëm.
Ps. Ndërkohë 5 sirianë kanë bërë lëmsh gjithë Don Boskon në Tiranë duke vjedhur e grabitur dhe natyrisht duke terrorizuar ata që iu bie për hisë të përballen me ta. Ka edhe raste përdhunimi shpesh të padeklaruara. Janë fenomene që shoqërojnë emigrimin këto dhe për rrjedhojë kanë kosto për popullatën.
Ne nuk mund te bëhemi më katolikë se Papa.
Kemi pritur vëllezërit tanë të Kosovës rreth 1 milion burra, gra e fëmijë në një kohë që ishim vetë trokë nga ekonomia familjare e shtetërore. Akt madhor human që na bën krenar e na dha dinjitet në botë. Pritëm afganë e muxhahedinë iranianë se ashtu deshte aleati strategjik SHBA. Por kjo s’do të thotë të kthehet Shqipëria në kazan që t’i bëjmë një qokë Italisë apo çdo shteti. Se fjala vjen nesër i teket Gjermanisë e pastaj Turqisë e kështu me radhë. Jemi kthyer si halla e Europës që i bën qoka gjithë botës.