Reforma që po lë vendin pa Drejtësi…
Bledian Koka
Sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk ka ndodhur asnjë rebelim ndaj Donike Prelës, por një kryengritje ndaj Vettingut që pasi e la vendin pa Gjykate Kushtetuese, tani rrezikon të na lërë atë edhe pa prokurorë. Një ditë më parë KPK ka publikuar listen e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të cilën ka nisur “procedurat” e Vettingut për të gjithë trupën e prokurorëve të Krimeve të Renda. Të atyre njerezve që duhet të japin pretencen shume shpejt per dosjet më të nxehta të momentit. Këta prokurorë, kanë parë dhe e kanë të qartë sesi Vettingu ka i ka hedhur në rrugë kolegë të tyre per argumenta qesharake dhe sesi per po të njëjtat idiotësi gjyqtarët asqerë të Rilindjes janë rikonfirmuar në detyrë. Prokurorët e Krimeve të Rënda janë bërë si asnjeherë tjerër bashkë, jo nga frika per të lexuar nje pretencë, por nga neveria që i ka shkaktuar Vettingu, prandaj ata refuzojnë të bëhen mish për top e pastaj të hidhen në rrugë. Lirimet pa fre të njerezve që jo per 5 por as per 15 vjet nuk duhet të dilnin nga burgu është treguesi i qartë se tashmë të fituarit e Reformës në Drejtësi, janë nipi i Enver Hoxhës me shokë dhe per këtë nuk ia vlen më barra qiranë. Tani nëse Reforma në Drejtesi e ka përnjimend atëherë të martën le të shkojnë anëtaret e KPK të lexojnë pretencën për Shullazin, sepse pagat multimilionëshe dhe badigardët pas bythe fundja ua mundësojnë një luks te tillë. Sot Edi Rama pasi e shpalli veten kryegjykatës kushtetues, mund të vetëproklamohet edhe superprokuror. Sot Reforma e la vendin akoma dhe më shumë pa Drejtësi, ndërsa komunizmi po duket si një fllad demokracie përballe uraganit “Rilindja” që po cmonton cdo normë e cdo kod…
p.s…Një bari me krrabë në dorë mund edhe ta theri të gjithë tufën e deleve të tij, thjeshtë per arsye ekonomike ai vendos ti mjele ato përgjithmonë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



