E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reforma…
OP-ED

Reforma…

  Ylli Manjani

Shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, si garanci e zbatimit të Kushtetutës, është akti më i rëndë kundër Shtetit, Kushtetutës dhe Demokracisë!

Pas dy vitesh Kushtetutë, shteti është me Prokurori pa kokë dhe me gjykata te sakatuara. Është edhe më keq se ç’ishte!

Gjykata e Lartë është në kolaps, praktikisht e mbyllur.

Gjykatat e tjera shohin vetëm nga Vettingu dhe qeveria…

Prokuroria êshtë e gjitha nën sqetullën e qeverisë!

Asnjë shpresë që kjo situatë do ndryshojë tani afër…

Të huajt na shohin e na vlerësojnë vetëm si matricë, jo si realitet dinamik!

Prandaj qeveria sillet si pronare e çdo gjëje! Qeveria të merr paratë, pronën, liritë çdo gjë!

Të rreh dhe stë lë të qash!

Nuk të lë as ta thuash këtë realitet, se të quan “anti-reformë” e “tradhëtar”…

Pra kjo na paska qenë reforma! Vendosja e qeverisë mbi çdo gjë!!!

Por unë do ta them këtë realitet ashtu siç është!

Punë e madhe se ç’thot qeveria që e ka tradhëtuar Shqipërinë, duke u marrë me drogë!

Është më mirë të tradhtosh qeverinë sesa Shqipërinë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.