E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Refugjatët në Shqipëri, Gjykata e Romës  urdhëron kthimin e emigrantëve  të Gjadrit në Itali
Lajme

Refugjatët në Shqipëri, Gjykata e Romës urdhëron kthimin e emigrantëve të Gjadrit në Itali

Ja arsyet e vendimit  

Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur që 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.

Sot në mëngjes magjistratët nuk vërtetuan, siç ishte e parashikueshme, ndalimin e 12 azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar natën e 13 tetorit nga Policia Financiare në ujërat ndërkombëtare të zonës italiane SAR dhe të transferuar në bordin e anijes Libra të Marinës, e cila më pas i transferoi drejt portit të Shëngjinit dhe prej andej në kampin e Gjadrit.

Arsyeja është e thjeshtë dhe e parashikueshme, sepse gjendet në vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të datës 4 tetor, pra përpara hapjes së qendrave të emigrantëve në Shqipëri nën juridiksionin italian. Ai vendim thotë se që një vend të konsiderohet i sigurtë në të gjitha aspektet dhe për çdo person, do të thotë se nuk mund të ketë persekutim, diskriminim apo torturë ndaj askujt në asnjë zonë të territorit. Dhe Egjipti dhe Bangladeshi, si dhe Tunizia, duke zbatuar kriteret e vendimit, nuk janë të sigurtë.

Kryetarja e seksionit Luciana Sangiovanni e shpjegon këtë shumë qartë me një deklaratë.

“Ndalimet nuk u vërtetuan në zbatim të parimeve, të detyrueshme për gjyqtarët kombëtarë dhe për vetë administratën, të shpallura nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane pas Vendimit paraprak të propozuar nga gjyqtari i Republikës Çeke. Refuzimi për të vërtetuar ndalimin në strukturat dhe zonat shqiptare të barasvlershme me zonat kufitare ose tranzite italiane është për shkak të pamundësisë së njohjes së shteteve të origjinës së personave të ndaluar si “vende të sigurta”, pasojë e moszbatueshmërisë së procedurës kufitare dhe, siç parashikohet nga protokolli , të transferimit jashtë territorit shqiptar të emigrantëve, të cilët kanë të drejtë të çohen në Itali”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.