E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Regjisori denoncon me foto: Porosita online fruta, por të gjitha janë të kalbura
Publik News

Regjisori denoncon me foto: Porosita online fruta, por të gjitha janë të kalbura

Regjisori i njohur Ilir Butka ka bërë një denoncim të rëndë, ku pasi ka porositur fruta “online” ka mbetur i zhgënjyer, sepse të gjitha janë të kalbura.

Ndërsa ka publikuar fotot e perimeve në “facebook” në një koment ai shkruan se nuk dëshiron që ta bëjë publik emrin e biznesit pasi nuk dëshiron që t’i dëmtojë imazhin për shkak të një punonjësi të papërgjegjshëm dhe se fillimisht dëshiron të flasë me pronarët.

Në këtë periudhë pandemie shërbimet “online” janë një zgjidhja më e mirë dhe kjo kohë mund të shfrytëzohej sipas Butkës për lulëzimin e biznesit “online” por ky është një rast dështimi.

Shkruan Butka:

Ja dhe frutat e porositura online na erdhen ?

Nuk besoj se pronari i aktivitet eshte ne dijeni te ketij abuzimi me klientin por cdo investitor qe ofron sherbimime online duhet te kujdeset shume per sadisfaksionin e klientit me sherbimin e ofruar prej biznesit te tij.

Investitori i ketij biznesi ka pergjegjesi jo per zgjedhjen e produkteve por per zgjedhjen dhe trajnimin e personelit qe duhej te zgjedhte produktet.

Per personelin ndoshta humbja e nje klienti mund te kushtoje me pak se sa nje frut i prishur, por nuk ka bisnes qe mund te funksionoje me kete mentalitet dhe nje personel i tille eshte armiku me i madh per vete bisnesin. Nje personel i tille eshte fruti i kalbur i bisnesit te vet.

Ky duhej te ishte momenti i arte per lulezimin e bisneseve online por fatkeqesisht ky do te jete momenti i vdekjes per ato bisnese qe do te abuzojne me klientin. Klientet mund te humbasin ndonje frut por dikush do te humbase nje oportunitet. Investitori do humbase biznesin e tij dhe personeli i punesuar do te humbase punen.

Fotot e publikuara nga Butka:

93775116_10158221706624476_2402956128196493312_n.jpg

94425774_10158221706514476_4613378987161288704_n.jpg

94037084_10158221706424476_362584819915292672_n.jpg

94128026_10158221706359476_3334338018470264832_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.