E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reja me risi në formacion, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Hungarisë
Publik News

Reja me risi në formacion, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Hungarisë

Në stërvitjen e fundit në stadiumin “Pushkash Arena”, trajneri e ka ndarë mendjen për Endri Çekiçin dhe Myrto Uzunin nga minuta e parë.

Reja ka lënë në stol Nedim Bajramin dhe Rei Manajn, pavarësisht se me ata nisi të bënte prova me formacionin në stërvitjet e para të javës në Durrës.

Me sa duket, italiani ka kuptuar se gjendja e mesfushorit të Empolit dhe sulmuesit të Specias nuk është më e mira. Në këto kushte, forma që ka treguar në javën stërvitore Çekiçi dhe Uzuni, e kanë bindur trajnerin për t’u dhënë një fanellë titullari.

Por si do të luajë sot Shqipëria në Budapest? Me kapitenin Berisha në portë, mbrojtja do të jetë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Trashin në të majtë. Tri qendrat janë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshti.

Skema bëhet 5-3-2 në momentin që kuqezinjtë mbrohen, ndërsa kur kanë topin, kthehet në 3-5-2. Strategjia është e qartë, Shqipëria do të presë hungarezët, që sipas asaj që ka parashikuar Reja për kundërshtarët, do të hapen në kërkim të golit dhe natyrisht do të lënë hapësira mbrapa.

Në këto kushte, cilësitë e Çekiçit, Uzunit dhe bomberit Cikalleshi do të shfrytëzohen maksimalisht. Në këtë periudhë dy lojtarët e Koniasporit në Turqi kanë bërë mirë, por e njëjta gjë mund të thuhet për beratasin që po shkëlqen te Ferencvaroshi në Hungari.

Mesfusha do të ketë si diga para mbrojtjes Gjasulën dhe Baren, të cilët kanë si detyrë të thyejnë sulmet e hungarezëve dhe të nisin shpejt topin. Afër tyre do të jetë Çekiçi, i cili përveç pasimit të saktë, ka edhe një goditje mjeshtërore me të dyja këmbët.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.