Rëndohet gjendja e kryeministrit britanik, Boris Johnson në terapi intensive
Kryeministri britanik Boris Johnson është në terapi intensive në spital pasi simptomat e tij të koronavirusit janë përkeqësuar, bëhet me dije nga Downing Street, raporton BBC.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, 55 vjeç, u shtrua në Spitalin St Thomas në Londër të Dielën me “simptoma të virusit që po i vazhdonin edhe pas 7 ditëve izolim”
BBC shkruan se Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab që ta zëvendësojë atë në drejtimin e qeverisë, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë britanike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



