E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëndohet situata nga koronavirusi në Greqi
Publik News

Rëndohet situata nga koronavirusi në Greqi

Situata nga koronavirusi në Greqi është tepër e rëndë, ndërsa mediat fqinje kanë publikuar edhe dëshminë tronditëse të një infermiereje.

Shteti fqinj e kaloi valën e parë të pandemisë me shifra tepër të ulëta, situata u duk se u menaxhua në mënyrë tepër të mirë, teksa nuk munguan as masat ekstreme si ndalimi i udhëtimeve nga shumë shtete edhe gjatë verës.

Por vala e dytë e pandemisë po i tejmbush spitalet në Greqi, shifrat e infektimeve ditore si dhe vdekjet e pacientëve janë disa fishuar në ditët e fundit.

Një infermiere greke tregon situatën e rënduar në spitalin “Hipokrati”:

Natë tragjike…nuk e di a duhet të qesh apo të qaj…ikin njëri pas tjetrit…njëri konfirmohet pozitiv ndërsa tjetri është i dyshuar e anasjelltas…mjekët kanë arritur në pikën e fundit…infermierët kanë arritur në pikën e fundit…ndihmësit në pikën e fundit…kolegët njëri pas tjetrit dalin pozitiv dhe për të paktën 15 ditë lënë punën…. (Spitali) “Sotiria” plot nga pasditja, “Erithros” i mbushur që herët, “Hipokrati” mbushur që në 2 të mëngjesit…në Selanik e kthyen dyqanin në Covid…sa keq…ja ku po shkojmë me këtë sistem…Zoti na ndihmoftë që ta kapërcejmë sa më shpejt atë që po vjen…nga ana tjetër, ndoshta tani po fillojmë…të shohim…”, shkruan infermierja greke.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.