E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replikat për raportin e Dick Marty, Basha: Po bën zëdhënësin e Beogradit! Rama: Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!
Publik News

Replikat për raportin e Dick Marty, Basha: Po bën zëdhënësin e Beogradit! Rama: Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama, për sa i përket raportit të Dick Marty, në të cilin thuhej se në vendin e quajtur “Shtëpia e Verdhë” në Mat, ishte bërë transplantim organesh nga UÇK mbi robërit serbë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rama po bën zëdhënësin e Beogradit, në vend që të bëjë detyrën.

Më tej kreu i PD-së shprehet se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për humbjen e jetëve të shqiptarëve, si pasojë e koronavirusit.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet  janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, shkruan Basha.

Ndërkohë që menjëherë i është përgigjur edhe kryeministri Rama, i cili i bën një pyetje Bashës nëse ka përdorur maskë që kur merrte në pyetje shqiptarët per llogari të Dick Martin. Ai i ka bërë thirrje Bashës që të thotë të vërtetën.

“Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën!” shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.