Restoranti luksoz tek Liqeni me xhiro 600 milionë lekë në vit, iu shit vëllait të Ceno Klosit për 25 mijë lekë!
Ortaku emërohet këshilltar i drejtorit të Tatimeve
Emisioni Vetting zbuloi të tjera shkelje të kryetatimorit, Ceno Klosi, i cili punësoi si këshilltar, njeriun që rezulton se i ka dhuruar vëllait te tij një restorant luksoz te Kodrat e liqenit. Konkretisht sipas dokumenteve rezulton se Mikel Lesaj i dhuroi Gent Klosit kompaninë që xhiron 600 mijë euro ne vit.
Në bazë të dokumentacionit, Ceno Klosi dhe vëllai i tij, kanë dy biznese, lokalin ‘Tom Tom’ në Bllok dhe një restorant luksoz ‘Vila Feliz’ të kodrat e Liqenit.
Për vitin 2021 dhe 2022, restoranti pati xhiro 800 milionë lekë. Një investigimi i emisionit “Vetting”, rezulton se në vitin 2019 dy aksionerët V.M. dhe O.T. themelojnë kompaninë “T.O.V. 2019”. Në vitin 2019, V.M. ia shet aksionet Mikel Lesajt dhe E.A. Ky i fundit ia shet aksionet Genti Klosit për 25 mijë lekë.

Ndërkohë, Mikel Lesaj dhe O.T. ia dhurojnë aksionet Genti Klosit.
Kjo zemërgjerësi e gradon Mikel Lesajn, këshilltar të Ceno Klosit, vëllait të Genti Klosit. KLSH ka kërkuar shkarkimin e Ceno Klosit kur ishte në krye të Agjencisë së Ujësjellës kanalizimeve dhe të OSHEE-së, por në vend që të shkarkohej sipas rekomandimeve të KESH, qeveria aktuale e ka ngritur në detyrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



