E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REVOLTË POPULLORE! PROTESTA POPULLORE!
Publik News

REVOLTË POPULLORE! PROTESTA POPULLORE!

 

Këta terma tmerrojnë “ma t’mirin prej krejtve”! ( A nuk është vetëshpallur Rama si “absolutisht më i miri” ? )

Ndaj dhe qeveria, kazanët dhe legenat që hiqen si “mendimtarë të pavarur” përditë e më fort thonë ” protesta të opozitës”, “shoqërisë civile”, ” një grupi të rinjsh”… por vetëm POPULLORE JO!

1 – Nocioni “popull” ka 30 vjet që nuk përdoret nga ESTABLISHMENTI GLOBALIST në këtë shprehje gjeografike që quhet Albania

2 – ” Revoltë” apo ” protestë popullore” do të thotë JASHTË PARTIVE. Kjo është tmerrësisht e rrezikshme për pushtetin. Jo më pak edhe për opozitën.

3- Kjo është njëra nga arsyet pse Rama dhe komisarët e tij nëpër kazanet e orës 21.00 kanë lështuar akuzat për opozitën dhe nëpër komisariate ( të paktën ata të Tiranës dhe Korçës që i kam të konfirmuara ) proçedohen ANËTARË TË FRPD-së. Jo se Ramës u duhen gjobat e tyre por FAJI I TYRE. Pra PËRFSHIRJA E OPOZITËS. Me këtë lojë kryeministri po kërkon që:

4 – BASHA TË DALË ME DEKLARATË. O të distancohet nga protesta ( duke u rikonfirmuar si thikë pas shpine e opozitariznit) ose pro tyre , duke konfirmuar përfshirjen e PD si ORGANIZATORE, FRYMËZURSE, ç’të duash! por që
a. Do ta njolloste revoltën dhe do demotivonte ata që kanë dalë thjesht për hesap të tyre e që nuk pranojnë partitë
b. Do konfirmonte veten si ” më i miri ” , se opozita mbetet ajo e Saliut, e dhunshme dhe destabilizuese
c. Do tu thoshte ndërkombëtarëve se Basha (Berisha) po kërkojnë përmbysje të dhunshme, destabilizim dhe gjithë këngën që kanë qejf ata të dëgjojnë. Kështuqë merr mbështetjen që i nevoitet në këtë pragzgjedhjesh

5 – A duhej të fliste Basha? Doemos!! Kishte shansin ti drejtohej POPULLIT më një fjalim prej Burri shteti. Se si duhet të jetë ky fjalim, besoj ka PD -ja aq të mençur sa t’ia bëjnë.

Lënia e REVOLTËS POPULLORE në rrjedhje të lirë ka të pakëtn dy rreziqe të mëdha.
1 – KAOS,
2 – RRITJE E MËTEJSHME E REPRESIONIT

Pa një zgjidhje politike revolta mund të kalojë pikën kritike dhe shteti të humbasë kontrollin. Në kushtet e një mjerimi të shkatuar në keqqeverisja 30 vjeçare e ESTABLISHMENTIT TË TRANZICIONIT, nga tërmeti i vjetshëm e ky vit pandemie, KAOSI do të qe fatal

2 – Jo më pak fatale është shtrëngimi i masave policore në kuadër të ” rivendosjes së rendit”, ” paqes sociale” stabilitetit të vendit”, “pandemisë” etj etj etj. Për “të mirën tonë” e “me kërkesë të qytetarëve” qeveria do të “shtrëngohet” të marrë masa në të mirë ” të rendit kushtetues” e bla bla bla
Natyrisht në këtë pikë hynë në lojë edhe “ndërkombëtarët” që laj – thaj Shqipërinë për “faktor stabiliteti” e duan. Dhe stabilitetin më mirë se AI që di të menaxhojë protestat EDHE KUR JANË JASHTË KONTROLLIT, nuk ke kë gjen.

Domethënë:

OPOZITA në gjumë i shërben veç pushtetit të Ramës. E përsëris: në këtë parti që mbushi 30 vjet jetë ka aq kapacitete, vlera e përvojë sa ta gjejë formulën se si. Por lënia e situatës në dorë të Edi Ramës s’është tjetër veç vulosjes në tavolinë të një mandati të katërt për të!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.