E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revoltohet Griezmann: Nuk i mjaftojnë FIFA-s tre trofe që fitova?!
Sport

Revoltohet Griezmann: Nuk i mjaftojnë FIFA-s tre trofe që fitova?!

 

Një nga fituesit e Kupës së Botës, francezi Antoine Griezmann, nuk është nominuar nga FIFA për çmimin “The Best 2018” dhe mesfushori i Atletico Madrid ka “shpërthyer”, duke akuzuar drejtpërsëdrejti organin qeverisës së futbollit botëror.

Griezmann fitoi Europa League, Kupën e Botës dhe Superkupën e Europës këtë vit, duke shënuar 29 gola në sezonin e shkuar dhe 4 gola në Botërorin rus, ku shkëlqeu. “Ishte sezoni më i mirë i karrierës sime, sepse këtë radhë fitova tre trofe, përtej sasisë së golave”, deklaron ylli i Atletico-s.

Megjithatë, në listën për “Fifa The Best”, çmim që do të jepet së shpejti, Griezmann nuk ishte dhe kjo ka bërë që sulmuesi të revoltohet: “Është trofeu i FIFA-s, apo jo? Është Botërori i organizuar nga FIFA, apo jo? Franca fiton Kupën e Botës dhe nuk është asnjë futbollist francez mes finalistëve, është e habitshme”.

Griezmann mendon edhe për Topin e Artë: “Nuk mund të them që është e padrejtë nëse nuk fiton, por natyrisht do të pyesja veten se çfarë duhet të bëj më shumë. Kam fituar tre trofe, kam qenë i rëndësishëm në momente vendimtare, por nuk votoj unë…”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.