E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revoltohet mjeku Tritan Kalo: Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania”
Publik News

Revoltohet mjeku Tritan Kalo: Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania”

Një reagim i fortë ky nga mjeku infeksionist Tritan Kalo, një nga emrat në vijën e parë të luftës me covid.

Kalo, gishtin e drejton nga politika, teksa duket se merr shkas nga një deklaratë e bërë nga kreu i PD Lulzim Basha i cili ka thënë se “krizën do e përballojmë bashkë”.

“Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!”, pyet Kalo.

Statusi i doktor Kalo

“KRIZËN do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mëndjes ju Bashkëkombas…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.