Rezultatet e 4 dueleve të vlefshme për kualifikueset e Europianit
U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ku u shënuan në total plot 11 gola. Portugalia e Kristiano Ronaldos “masakroi” me 6 gola në transfertë Luksenburgun, duke kryesuar grupin me 6 pikë në dy ndeshje dhe golavarazh +10.
Ndërkohë që fitoren e parë gjeti edhe Italia, pas disfatës ndaj Anglisë. Të kaltrit e Mançinit mposhtën me rezultatin 0-2 Maltën, falë golave të Retegui dhe Pesinës. Ndërkohë në dy duelet e tjera, Finlanda surprizoi Irlandën e Veriut në transfertë me rezultatin 0-1, teksa Sllovakia mposhti 2-0 Bosnjën.
FT
MALTË 0-2 ITALI
15′ Retegui, 27′ Pesina
LUKSEMBURG 0-6 PORTUGALI
9′, 31′ Ronaldo, 15′ Zhoao Feliks, 18′ B. Silva, 77′ Otavio, 89′ Leao
IRLANDA E VERIUT 0-1 FINLANDË
28′ Kallman
SLLOVAKI 2-0 BOSNJË HERCEGOVINË
13′ Robert Mak, 40′ Haraslin

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



