E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rezultoi me baktere, AKU tërheq nga tregu qumështin e bebeve të Nestle
Lajme

Rezultoi me baktere, AKU tërheq nga tregu qumështin e bebeve të Nestle

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “NAN 1 OPTIPRO”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm.

Sipas AKU-së, pas kryerjes së kontrolleve dhe procedurave të gjurmueshmërisë, është bllokuar e gjithë sasia e produktit që ndodhej ende në qarkullim, si edhe ajo që ishte kthyer nga tregu. Produkti do t’i nënshtrohet asgjësimit ose do të kthehet në vendin e origjinës.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se masa është marrë pas informimit nga subjekti importues në Shqipëri, i cili është vënë në dijeni nga kompania prodhuese Nestlé. Kjo e fundit ka ndërmarrë tërheqjen si masë parandaluese, pasi në fabrikën prodhuese në Holandë është zbuluar prania e bakterit cereulide në një lot të caktuar të produktit.

Të dhënat e produktit të prekur janë:

  • Emërtimi: NAN 1 OPTIPRO

  • Pesha: 800 gram

  • Loti: L 51230346AE

  • Afati i përdorimit: 30/05/2027

AKU sqaron gjithashtu se gjatë verifikimeve në terren është konstatuar se supermarketet ku ky produkt është tregtuar kanë afishuar njoftimet për konsumatorët, me qëllim informimin dhe parandalimin e çdo rreziku të mundshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.