E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ribashkimi në PD? Ja përgjigjia që jep Jozefina Topalli…
Uncategorized

Ribashkimi në PD? Ja përgjigjia që jep Jozefina Topalli…

Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit, mendon se ka ardhur momenti që të krijohet një lëvizje e re, po aq e madhe sa ajo e 8 dhjetorit të vitit 90’.

“Besoj se ka nevojë për një 8 dhjetor po aq të madh sa ai i 1990. Nëse e para ishte diktaturë që kishte mbytur çdo qelizë të mendimit dhe lirisë , kjo e dyta është diktaturë e korrupsionit dhe mjerimit, por s’ka dhunë më të egër dhe gjë më fyese se sa kontratat që bëjnë politikanët shqiptarë”, tha Topalli në studion e Neës 24.

Ndërsa u pyet nëse do të ishte e gatshme që të drejtonte një lëvizje të tillë, Topalli thotë “as parimisht, as faktikisht”.

Nëse e pyet Topallin për një “ribashkim” të mundshëm brenda kupolës së PD-së, ish deputetja shprehet se është fyese të kesh në tryezë “atë”, duke mos i përmendur as emrin kreut demokrat, Lulzim Basha.

“Është fyese ta kesh në krye të tryezës atë, fyen veten. Kohët do ta tregojnë më shumë sesa unë sot. S’kam dëshirë të flas për Lulzim Bashën, është konsum shpirtëror i madh”, thotë ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.