Rikthimi i ish-kryeministrit: David Cameron bëhet Sekretar i Jashtëm i Britanisë
David Cameron do jetë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe.
Ish-kryeministri britanik rikthehet duke marrë kështu një post të lartë në qeverinë e Rishi Sunak.
Cameron do zëvendësojë James Cleverly, i cili zuri vendin e Suella Braverman si Sekretare e Brendshme.
Braverman u shkarkua nga detyra për shkak të përplasjeve të vazhdueshme që kishte me kryeministrin Sunak.
Një figurë e lartë brenda konservatorëve, Braverman kishte kritikuar qasjen e policisë ndaj protestave pro-Palestinës.
Ajo kishte shkruar një artikull në gazetën ‘Times’, por kryeministria kishte kërkuar që ajo të bënte ndryshime në tekst. Braverman e injoroi këtë kërkesë.
Ajo nuk ka reaguar zyrtarisht, por tha për mediat se do të flasë në kohën e duhur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



