E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rilindja po kalbet, administrata ka bashkuar peshqit me dele. Hija e dosjeve të drogës nuk…”
Sot

Rilindja po kalbet, administrata ka bashkuar peshqit me dele. Hija e dosjeve të drogës nuk…”

Ish deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka hedhur akuza të forta mbi kryeministrin Rama duke thënë se ai po bën që vendi të lundrojë në depresion.

Po ashtu Patozi shkruan në një postim së fundmi në rrjetin social ‘facebook’ se “Rilindja” po kalbet duke i kërkuar kështu shqiptarëve që të mos kërkojnë zgjedhjen tek administrata e hutuar.

“Mos e kërkoni zgjidhjen tek administrata e hutuar, jo aq nga organigrama salamandër e timonierit, që ka bashkuar peshqit me delet, dhe ka ndarë pemët nga gjethet, sesa nga hija e dosjeve të drogës dhe të korrupsionit, që nuk lënë askënd të ngrohet,” shkruan Patozi.

Postimi i plotë:

KJO QEVERI PO KALBET

Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryeministrit quhen punë, timonieri i “Rilindjes” po qeveris mirë. Nëse pemët që mbillen live në TV nga lali Eri quhen pyll, Tirana gjithashtu po lulëzon dita-ditës.

Nëse legjendat për SPAK, KLP apo “peshq të mëdhenj” , që ndodhen vetëm pak centimetra larg rrjetës do të merren seriozisht, drejtësia ideale ka mbërritur tashmë në Shqipëri. Neve nuk na mbetet tjetër veç të rrojmë e të shohim.

Por e vërteta është se ky vend po lundron në depresion, ndërkohë që anija e qeverisë ka mbetur prej muajsh në stere. Dhe nuk ka rimorkiator që mund ta nxjerrë në breg.

Vezirët e sulltanit janë mbytur nga pesha e ministrive të stërmëdha, sepse timonieri vazhdon të mendojë se qeverisja është një lojë fantazie, që edhe mund të vizatohet.

Nuk është e sigurt nëse do t’u mjaftojnë 4 vitet për ta ndrequr atë çmenduri gjysëm delirante dhe gjysëm korruptive, që u quajt reformë e ekzekutivit. A thua se kishte ndodhur rotacion i fortë politik, dhe nuk ishte i njëjti kryeministër.

Por, edhe pse ka shkaktuar një ngërç traumatik, “piktura”

e fundit e Edi Ramës në trajtë qeverie nuk është e keqja më e madhe.

“Rilindja” po mbytet ngadalë, por në mënyrë të pakthyeshme, kryesisht prej skandaleve të veta. Ndaj mos lusni që të gjeni optimizëm aty, ku ka bërë strehë prej shumë kohësh dëshpërimi.

Mos e kërkoni zgjidhjen tek administrata e hutuar, jo aq nga organigrama salamandër e timonierit, që ka bashkuar peshqit me delet, dhe ka ndarë pemët nga gjethet, sesa nga hija e dosjeve të drogës dhe të korrupsionit, që nuk lënë askënd të ngrohet.

Shqipëria nuk po qeveriset, por prej muajsh po zvarritet, sepse mazhoranca thjesht po e administron pushtetin. Kjo qeveri po kalbet, duke u përpjekur të na e hedhë nga zgjedhja nē zgjedhje dhe nga protesta në protestë edhe për shkak të paaftësisë dhe përgjegjësisë sonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.