Rinovimi i Messit “ringjall” katalanasit / Ja çfarë thotë trajneri Valverde
E gjithë Katalonja sot mori frymë ndryshe. Me siguri, edhe gjelat në mëngjes kanë kënduar më fort, gjithë krenari për faktin që Lionel Messi do të rinovonte kontratën e re me Barcelonën. Prej muajsh spekulohej se sulmuesi argjentinas mund të largohej nga “Camp Nou”, me klube si PSG dhe Manchester City të çmendura pas tij, por ja që më në fund firma është hedhur.
Trajneri Ernesto Valverde nuk i kurseu fjalët e tij të mira pas rinovimit. “Të gjithë jemi më të qetë me firmën e Leos, sidomos për faktin që e gjithë atmosfera ndryshon pas këtij lajmi. Jemi të lumtur që kemi në skuadër më të mirin në botë. Leo do të na ndihmojë për të arritur objektivat tona”, – u shpreh ai. Sa keq për Pep Guardiolën, sepse ka ëndërruar të bashkohej sërish me lojtarin e tij të preferuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



