E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rivalet e tapetit të kuq!/ Këngëtarja shqiptare sundon në Fashion Awards 2017
Uncategorized

Rivalet e tapetit të kuq!/ Këngëtarja shqiptare sundon në Fashion Awards 2017

Në një natë të dedikuar plotësisht tapetit të kuq, Fashion Awards 2017 ishte mundësia më e mirë e gjithsecilit për të shprehur stilin personal. Nga modelet te këngëtaret, Ashley Graham, Karlie Kloss, Halie Baldwin, dhe Rita Ora, të gjitha në konkurencë për të tërhequr vëmendjen e kameras.

Në pasarela  ajo është e njohur për trupin e saj të bukur dhe veshjet sensuale që mban, kështu që nuk është e çuditshme që Hailey, vajza 21-vjeçare e aktorit Stephen Baldwin, të dijë se si ti shpëtojë një mosfunksionimi veshjesh në tapet të kuq.

Duke u munduar që ta ulte fustanin e saj të ngushtë të zi, ajo i shpëtoi rrezikut në tapet të kuq.

Dhe modelja e cila njihet për mbipeshën e saj Ashley Graham , shkëlqeu në tapetin e kuq, me një fustan të zi që i shkonte shumë për shtat.

Por ajo që shkëlqeu gjithë mbrëmjen ishte shqiptarja Rita Ora e cila kishte veshur një fustan të gjatë metalik sipas trupit. Fotot e saj bënë xhiron e rrjetit dhe ishin në të gjitha revistat e huaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.