E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roma gjen akordin me lojtarin grek
Sport

Roma gjen akordin me lojtarin grek

E ardhmja e mbrojtësit grek Kostas Manolas, do të vijojë të jetë në kryeqytetin italian. Mediat italiane raportojnë se mes tij dhe klubit të Romës është gjetur akordi për zgjatjen e kontratës, që skadon në vitin 2019.

Kontrata e re pritet të zgjatet me 3 vite, pra deri më 2022-shin dhe Manolas pritet të përfitojë edhe një rritje rroge, deri në shifrën e 3 milionë eurove në sezon.

Manolas ishte shumë pranë largimit në merkaton verore, drejt rusëve të Zenitit, por në fund tratativa dështoi dhe verdhekuqtë vendosën ta mbajnë, duke larguar mbrojtësin Rudiger te Chelsea.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.