Romela Begaj nderon Shqipërinë, fiton medalje ari, por në fund ….
E vetmja sportiste që ka mbajtur lart emrin e Shqipërisë në kampionatin botëror të peshëngritjes është Romela Begaj.
31 vjeçarja ka qenë perfekte në garën që po zhvillohet në SHBA duke arritur të fitojë kështu një medalje ari pas 45 vitesh, sepse Begaj fitoi të artën në shkëputje, ndërsa në dygarësh u rendit e dyta.
Në shkëputje Begaj kreu 3 prova perfekte dhe ngriti 107 kg (rekord personal), ndërsa në shtytje ngriti 125 dhe 128 kg (rekord personal).
Por, kur provoi 131 kilogramët, nuk ia doli dhe pësoi një dëmtim serioz në shpinë, duke mbetur e shtrirë në tokë dhe duke u larguar me ndihmën e stafit të saj.
Me 235 kg në dygarësh, Begaj theu çdo rekord të vetin dhe kap kulmin e karrierës së vet duke bërë kështu edhe krenarë gjithë kombin shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



