Romeo Gurakuqi kërcënon Ramën: Mendoje mirë para se të kërkosh dekretin për kryeministër
Me anë të një statusi në Facebook, Gurakuqi i kërkon Ramës që të mendohet mirë para se të dekretohet për ta marrë mandatin e dytë si kryeministër dhe ka shtruar disa pyetje per Edi Ramen.
Bej fushate sa te duash, nderto programe te kuruara nga specialistet me te mire te ekonomise, të drejtesise, të arsimit dhe të zhvillimit të territorit, tako sa me shume njerez, degjoji me vemendje dhe mbaj shenim gjithshka, kujdesu ne çdo moment te percjellesh nje mesazh shprese, nderto ligjerimin qe duhet, puno ndershem dhe thjeshte, kjo ne Shqiperi perfundimisht nuk mjafton per te realizuar nje objektiv ideal, nje kthese per nga e mira publike, nje kthese per nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe per te dhene nje burim te ligjshem pushteti demokratik.
Zgjedhjet ne kete vend mund te komandohen nga restorantet e kthyera ne shtabe permanente takticienësh « fushatash » dhe mund te fitohen me lehtesi, pa bere asnje vizite ne vatrat e mjerimit apo te lumturise, mjafton qe ke gjetur njerezit e pershtatshem per shperndarjen e ‘mesazhit” material.
Jemi ne nje vend qe çdo program i punuar me mendje, shpirt, atdhedashuri, ekspertize, deshton para forces, dhunes, parase dhe dinakerise se eksperteve te kupoles.
Deformimi i rruges se lirise u realizua kete here qetesisht, permes blerjes se nje fashoje sociale te paqendrueshme, permes bonuseve te sipermarrjeve klienteliste (lehtësisht e verifikueshme kjo nga borderotë e punëmarrësve), përmes mosveprimit të organeve te sigurise dhe inteligjences (kontrollini urdhërat e shërbimit ditën e votimit dhe para saj), qe u lane fushe te lire Nentokes dhe Nates se Erret.
Produkti: zgjedhjet e lira dhe te ndershme deshtuan, nje superpushtet rreshqiti nga freret dhe po rimodelohet ne institucionet kryesore te shtetit.
A mund te konsiderohen zgjedhjet e lira ne nje vend, kur qeveria nuk kontrollon levizjen e parase, qe vershon nga skutat dhe nga bankat me shpejtesi marramendese, brenda pak orëve, duke destabilizuar bursat e improvizuara te nje vendi pa burse, pa financa te shendosha dhe me ekonomi informale?
A mund te konsiderohen zgjedhje te lira ne nje vend, ku Policia e Shtetit nuk kontrollon per 10 dite me radhe, levizjet e automjeteve pa targa, qe vershojne naten, cep me cep te vendit, dhe diten e votimit stacionohen qetesisht para dhe brenda oborreve të qendrave te votimit, pikave te kontrollit te levizjeve te votuesve dhe bejne revizionimin e “borderove” te dhena nga eproret e padukshem?
A mund te konsiderohen zgjedhje te lira dhe te ndershme ne nje vend, ne te cilin nuk sigurohet barazia e startit financiar te kandidateve, transparenca e fondeve që shpërndajne partitë politike, nuk monitorohet dot zbatueshmeria e kornizes ligjore te fushatave,as metodat operacionale, as përdorimi i institucioneve të propagandës dhe perdorimi i aseteve ne veprim (po më thojnë se pushteti në një qark verior ka shpërndarë 300 tablets për komisionerët dhe vëzhguesit)?
Kush mban përgjegjësi kur procesi zgjedhor shndërrohet në një përplasje luftënxitëse, grupimesh gjoja politike, brenda dy pjesëve te një qeverie që ka administruar egërsisht për katër vjet vendin? A është kjo një klimë e favorshme dhe e pranueshme për aktivitet opozitar, kur dy organizata politike qeveritare përplasen si armiq të paepur mes vehtës? Perse kjo përplasje? A është detyra e qeverisë të krijojë një klimë të qetë sigurie dhe barazie në process?
Jemi ne rrethanat e prodhimit nga zgjedhjet, te nje pushteti formalisht legjitim, por ne thelbin moral dhe material, te deformuar dhe jo legjitim. Ndaj ky pushtet i prodhuar në këtë formë, do te duhet te kufizohet me arsye dhe me marreveshje te ndermjetesueme.
Lenia e lirë rruges e ringritjes ne pushtet, qetesisht dhe me certifikim, te zotit Edi Rama dhe rrethit te tij, qe pa dyshim do te zgjerohet me sivllezerit e tij te “idealit” socialist, do te thote qe Shqiperia te ece institucionalisht e pareformuar, me kushtetuten e saj të shkatërruar, me ndarjen e saj administrative percarese, me kodin zgjedhor irracional, klientelist dhe përjashtimor, me Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit te pandara nga njera tjetra dhe nga qeveria e politizuar, me Reformen ne Drejtesi te kontrolluar tashme nga nje dore, etj.
Nje pushtet jo thelbesisht legjitim, duhet te ndalet duke korigjuar gjithshka qe prodhoi keto kater vite dhe posacerisht diten e votimit. Dita e Votimit ne heshtje, nuk fsheh dot katrahuren deformative te vullnetit te kontrolluar te popullit, me plan te menduar hollesisht me kohë. I frikesuar nga “fitorja referendare”, vetë Kryeministri, u fjalos mendueshem dhe i pasigurte, mbi sheshin e betonizuar te kryeqytetit te vendit. Ai e ndjenë dhe e din, më mirë se askush, se është arkitekti i skemes pushtetmbajtese, të cilën tashme do te duhet ta menaxhoje. Kemi të bëjme me nje pushtet te pakufishem, fundi i te cilit eshte i paparashikueshem, në qoftë se nuk ndalet në startin e legjitimimit.
Zoti Edi Rama duhet te kuptoje se zgjedhjet e 25 qershorit shpalosen gjithë përçudninë e një sistemi të sajuar, i vendosen kapakun sistemit te vjeter te kontrollit nga skutat e pushtetit te erret, te ekonomise dhe investimeve, te zgjedhjeve, te reformes ne drejtesi, të konkurrences dhe jetes se njerezve te thjeshte. Ai duhet te kuptoje se nuk mund te qeverise me ashtu sikurse ka qeverisur per kater vite dhe aq me pak, me skemen qe ka filluar te implementoje, pa marre asnje certifikim zyrtar elektoral. Ai duhet t’i hape rruge nje zgjidhjeje mbipartiake, thelbesisht reformuese, per te bere shtet, ne te cilin askujt nuk mund t’i shkoje më ndermend se mund te bleje vullnetin e popullit me mekanizmat e derisotshem dhe skuadrat operacionale të netëve të errëta. Nuk behet fjale per ate tip shteti qe thote ai. Behet fjale per shtetin e qytetareve te barabarte para ligjit, ku komanduesit e zgjedhjeve te fundit, te tuten dhe te zhduken nga operativiteti antiligjor.
Edi Rama nuk duhet te qeverise me kete vend. Partia Socialiste duhet të ndalet e mendojë para se ta mandatojë, mbasi ai është shefi i ekzekutivit që deshtoi në krijimin e klimës dhe fushës asnjanëse. Zgjedhjet e tij te deshtuara, menyra se si ai lejoi “perrenjte” e deformacionit te vershejne dhe ndotin procesin, e delegjitimojne.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





