E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë”
Sport

“Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë”

Zidane beson se “Topi i Artë” do të shkojë sërish për Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, edhe këtë edicion do të jenë pa rival për “Topin e Artë.”

Favoriti për të rrëmbyer këtë çmim është Ronaldo, pas suksesit të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku ka fituar Champions League, La Ligan, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës.

Për këtë, Zinedine Zidane, nuk ka dyshime se edhe këtë vit, çmimi i më të mirit do të shkojë për CR7.

“Ronaldo është njeri, sikur ne, por është i ndryshëm në shumë raste. Ai nuk ka limite, me të vërtetë”, tha Zizu.

“Fakti se do ta fitojë Topin e Artë, të pestin në karrierë, e shpjegon më së miri këtë. Është e mrekullueshme”, shtoi ai.

“Ai e meriton këtë çmim. Jam i sigurt se Cristiano do ta fitojë Topin e Artë, të pestin në karrierë. Kjo nuk më befason. Ai dëshiron më shumë e më shumë. Ka ambicie të fitojë të gjashtin dhe të shtatin”, theksoi mes tjerash Zidane.

Nëse Ronaldo fiton, do të barazojë Messin me pesë, nëse ndodh e kundërta, Leo do të shkëputet në dy “Topa të Artë” më shumë se rivali i përjetshëm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.