E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, por …
Sport

Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, por …

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, raporton gazeta portugeze A Bola.

Historia po përsëritet. Është disi ciklike, por në çdo rast zyrtarët madrilenë nuk shqetësohen.

Për më tepër, ata e dinë se sapo të arrijnë qëllimet, sot ata kanë një mundësi të madhe kundër Atletikos, gjithçka do të kthehet në vendin e vetë. Kjo qetësi bazohet në tre pika.

E para është mungesa e ofertave prej 1 miliard eurove, aq sa është klauzola e largimit të lojtarit dhe dëshira e portugezit për të vazhduar me fitimin e titujve. Real Madrid dhe CR7 nënshkruan një kontratë nëntorin e kaluar, të vlefshme deri në vitin 2021.

E dyta ka të bëjë raportet mes Jorge Medezit, menaxherit të lojtarit, me Los Blancos. Deri më tani, raportet mes dyja palëve kanë qenë korrekte dhe asnjë futbollistë nën menaxhimin e portugezit nuk është larguar prej klubit pa dëshirën e Realit.

Dhe si e fundit, por jo për nga rëndësia është edhe jeta familjare e Ronaldos. Ai gjithmonë ka thënë se shtëpia e dytë e futbollistit është qyteti i Madridit. Gjithashtu edhe ndikimi i nënës, e cila preferon të jetojë në kryeqytetin spanjoll para qyteteve të tjera evropiane shkaku i afërsisë me vendlindjen, Portugalinë.

Ndryshe, Ronaldo është shkruar se ka mosmarrëveshje me disa prej bashkëlojtarëve, mes të tjerash me kapitenin Sergio Ramos, por të cilat i hodhi poshtë trajneri Zinedine Zidane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.