E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo: Ja pse nuk shkova në kombëtare
Sport

Ronaldo: Ja pse nuk shkova në kombëtare

ndalur shkurt në përfundim të ndeshjes me Jang Bojsat, Kristiano Ronaldo është i lumtur për vendin e parë të arritur nga Mançester Junajtid, ndonëse për sulmuesin e Juventusit golat e munguar ishin thjesht çështje fati.

“Shpërdorova shumë? E bukura e Champions-it vjen pikërisht tani. Do të na presin ndeshje të mëdha. Personalisht jam i qetë, ndonëse është një mëkat për gjithë ato raste që shpërdoruam, unë mbi të gjithë. Nëse do të kisha shfrytëzuar rastet që pata sidomos në pjesën e parë, ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe, por nuk kemi pse ta dramatizojmë. Mendoj se ishte thjesht çështje fati, por do të përmirësohemi të gjithë.

E njoh potencialin e këtij Juventusi dhe jam i bindur që së bashku do të festojmë shumë suksese të rëndësishme, në 2019-ën, – nënvizon portugezi, i cili qëndroi në fushë sërish për 90 minuta. – E rëndësishme është që e mbyllëm të parët, ndërsa unë ndihem në formë të shkëlqyer. Flas shpesh me Alegrin për këtë, nuk shkova në kombëtare, sepse po ndjeg një program ndryshe. Do të kem kohë të pushoj në vazhdim, por për momentin nuk ndjej lodhje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.