E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RONALDO  kalon Juventusin në në çerekfinale
Sport

RONALDO kalon Juventusin në në çerekfinale

Me takimin e parë të fituar nga Atletiko me shifrat 2-0, në “Allianz Stadium” mendoi Kristiano Ronaldo për përmbysjen e madhe. Portugezi shënoi në minurën e 27-të me kokë, duke zhbllokuar shifrat, ndërsa në të 48-tën, me fillimin e pjesës së dytë, shënoi sërish me kokë, për të siguruar barazimin e rezultatit të përgjithshëm.

Me kalimin e minutave, Juventusi e kërkoi edhe golin e tretë, por e gjeti vetëm në minutën e 86-të, këtë herë me penallti, të shndërruar në gol sërish nga portugezi, që më tripletën e tij, çon Juven në çerekfinale

Në takimin tjetër, Mançester Siti e ktheu në stërvitje ndaj Shalkes. Pasi kishte fituar të parën me shifrat 2-3 në Gjermanë, ekipi i Guardiolës fitoi me rezultatin e thellë 7-0 në Angli, për të siguruar nëj biletë edhe ajo në çerekfinale.

Juventus-Atletiko Madrid 3-0 (0-2)

GOL: Ronaldo 27′, 49′, pen. 86′ / 

86’ GOOOOOL Kristiano Ronaldo nuk gabon nga 11 metra. Shënon edhe të tretin.

84’ Penallti për Juventusin. Bernardeski pengohet në zonë nga Korrea, për gjyqtarin menjëherë penallti.

82’ Rast i artë për Moise Kin, vetëm pak sekonda në fushë. Pas një topi të rikuperuar nga Kielini, nis sulmuesin e ri që gjendet i vetëm me Oblak, por shpërdoron duke goditur gabim me të majtën.

GOL: Ronaldo 27′, 49′ / 

49’ GOOOOL Ronaldo shënon të dytin, me kokë sërish. Largon Jan Oblak, por ora e arbitrit tregon se topi e kishte kaluar vijën fatale.

Mbyllet pjesa e parë. Juventus-Atletiko Madrid 1-0

45′ 2 minuta shtesë.

43’ Provon sërish me kokë Ronaldo pas një krosimi nga e majta, por këtë herë goditja shkon jashtë portës.

32’ Provon Bernardeski nga goditja e dënimit, por topi pak mbi traun e portës.

GOL: Ronaldo 27′ / 

27’ GOOOOOL Shënon Juventusi me Kristiano Ronaldon. Portugezi zhbllokon shifrat me kokë, pas një krosimi të Bernardeskit në zonë.

20’ Kroson Bernardeski në zonë, por Godin spastron.

19’ Goditje e Bernardeskit nga jashtë zone, por topi përplaset tek një nga mbrojtësit.

4’ Goditje nga këndi, shënon Kielini, por gjyqtari Kuipers anulon gjithccka, për një faull në zonë.

3’ Nis menjëherë e vrullshme ndeshja për Juventusin. Godet Matuidi, por bllokohet topi.

LIVE | Mançester Siti-Shalke 0-0 (3-2)

FORMACIONET

bandicam 2019-03-12 20-04-51-618

bandicam 2019-03-12 20-14-48-628

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.