E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo, Salah, Neymar…të gjithë ngelen pas. Piatek po bën ‘namin’ në Europë
Sport

Ronaldo, Salah, Neymar…të gjithë ngelen pas. Piatek po bën ‘namin’ në Europë

Krzysztof Piatek është në qendër të vëmendjes për shkak se ditën e djeshme realizoi dy herë në debutimin me fanellën e Milani.

Iu deshën 27 minuta lojë dhe 2 gjuajtje në portë për të shënuar 2 herë ndaj Napolit dhe për të çuar Milanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Me këtë dopjetë polaku kap shifrën e 21 golave në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, 19 me fanellën e Genoas dhe 2 me Milanin në 23 ndeshje të luajtura.

Në shifrat e “pistoletës” polake është 1 gol në 89’-të minuta lojë.

Në 5 ligat më të mëdha të Europës, Piatek po konkurron me sulmuesit më të mirë të klubeve elitare.

Më mirë se ai kanë bërë vetëm tre lojtarë deri tani: Lionel Messi udhëheq me 26 gola, pastaj miku i tij Robert Leëandoëski me 24 dhe i treti është Mbappe me 22 gola.

Polaku ia ka dalë të lërë pas vetes sulmues të mëdhenj si: Neymar, Cavani, Kane, Ronaldo apo edhe Salah.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.