E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo shfaqet me kostum arab dhe me shpatë në dorë
Politikë

Ronaldo shfaqet me kostum arab dhe me shpatë në dorë

Lionel Messi fitoi Kupën e Botës me fanellën e Argjentinës dhe në momentin kur ngriti Kupën, ai veshi një mantel tradicional të Katarit, teksa më pas u përball me kritika të shumta.

Pak muaj më pas është Ronaldo, një tjetër yll i madh i futbollit botëror, që ka pranuar të mbajë veshje tradicionale nga Lindja e Mesme.

Arabia Saudite festoi ditën e djeshme përvjetorin e 300-të të themelimit të shtetit dhe Ronaldo mbante veshur një xhaketë të gjatë dhe një shpatë në dorë.

Rrobat tradicionale kishte veshur i gjithë ekipi i Al Nassr, përfshirë edhe trajnerin Garcia. Ronaldo e ka publikuar videon e festimeve në faqet zyrtare të tij në rrjetet sociale.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.