E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rregullat e reja/ BE shtrëngon eksportin e vaksinave, ja çfarë u vendos për vendet e Ballkanit
Publik News

Rregullat e reja/ BE shtrëngon eksportin e vaksinave, ja çfarë u vendos për vendet e Ballkanit

Bashkimi Europian ka vendosur që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’iu nënshtrohen parimeve të reja në lidhje me importin e vaksinave kundër COVID-19. Komisioni Europian prezantoi kriteret e reja që do të merren parasysh për autorizimin e eksporteve të vaksinave kundër COVID-19.

Në deklaratën e lëshuar prej tij thuhet se qëllimi i kësaj mase është t’u sigurojë qytetarëve të BE-së qasje me kohë në vaksina. Deri tani, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të përjashtuara nga mundësia e kufizimit të importit të vaksinave nga bllokut europian, por duket se një gjë tillë nuk vlen .

Praktikisht, vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e vendeve për autorizimin e eksportit të vaksinave, thotë KE, por ato duhet të përmbushin parimet e reciprocitetit të cilat janë vendosur nga BE-ja në mënyrë që të fitojnë të drejtën e importit të vaksinave. Bazuar në rregullat e reja, Brukseli vendos se kur i lejohet një vendi të importojë vaksina nga blloku.

Në listën e vendeve që do të vlejnë rregullat e reja, ndër të tjera, janë: Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, dhe Bosnje dhe Hercegovina. Në dokument nuk përmendet Kosova. Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, sqaroi se nuk bëhet fjalë për një dallim të plotë të eksportit të vaksinave, por sipas tij, kjo është një përpjekje për të kontrolluar eksportin.

Mbetet e hapur mundësia që nëse një vend bën kërkesë për furnizimin me vaksina nga BE-ja, atëherë shtetet anëtare dhe Komisionit Evropian vlerësojnë nëse eksporti i kërkuar nuk paraqet kërcënim për sigurinë e furnizimit të vaksinave dhe përbërësve të tyre në BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.