Rreh keq në hotel të shoqen, prangoset 47-vjeçari
Një shqiptar me banim në Angli ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka rrahur në një hotel në Qeparo ku gjendeshin me pushime, bashkëshorten e tij.
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” shtetasin G.D., 47 vjeç, banues në Angli, pasi në një hotel të fshatit Qeparo ku ata ishin me pushime, 47 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



