E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëshqitjet te “Arrat e Gurrës”, shembet ura e Dragostunjës
Lajme

Rrëshqitjet te “Arrat e Gurrës”, shembet ura e Dragostunjës

Ka nisur zyrtarisht mëngjesin e kësaj të mërkure puna për demontimin e urës së Dragostunjës, në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pasi struktura u dëmtua rëndë nga rrëshqitja dhe fundosja e tokës.

Ura pësoi dëmtime fatale pas një lëvizjeje të fuqishme të masivit të dheut, e cila destabilizoi themelet dhe e bëri të pamundur çdo ndërhyrje për riparimin e saj.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda strukturore, autoritetet vendosën që ura të çmontohet plotësisht, ndërsa ekipet teknike kanë nisur punën për largimin e pjesëve të dëmtuara të saj.

Zona e “Arrave të Gurrës” prej kohësh është konsideruar problematike për shkak të rrëshqitjeve të tokës, të cilat shpesh kanë krijuar vështirësi për qarkullimin në këtë segment të rëndësishëm rrugor që lidh zonën juglindore të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.